TIRANA

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Automjeti me drejtues M.V, ka përplasur një biçikletë.

50-vjeçari i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V.,  ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb