TIRANË

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Sipas policisë, një drejtuese mjeti ka dalë nga rruga e ka përfunduar në korsinë e stacionit të autobusit, ku ka lënduar dy këmbësorë.

Këmbësorët janë dërguar në spital, e janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb