TIRANA

Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e Laknasi në Bërxullë të Tiranës. Dy automjete janë përplasur me njëhera tjetrës, teksa janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i njëri prej mjeteve.

Policia bën me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb