TIRANË

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një biçiklete. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 14:00, tek “Pallati me Shigjeta”, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: