TIRANË

Një grua ka mbetur e plagosur në një aksident në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës “5 Majit” ku makina ka përplasur një 34-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak
Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: