TIRANA

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në ”Rrugën e Elbasanit” në Tiranë. Automjeti me shofer F.B, është përplasur me motorin e K.B, dhe ky i fundit është dërguar në spital.

Por ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti i cili nuk pati të paktën pasoja fatale në njerëz.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “E Elbasanit” janë përfshirë në përplasje motorri me drejtues shtetasin K.B., me mjetin me drejtues F.B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb