Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur sot në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa e plagosur nga përplasja e makinë ka mbetur V.R., 60 vjeçe.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2020, rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar kembesoren shtetasen V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: