KORÇË

Një i ri ka mbetur i plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ndodhi në zonën e terminalit ku një mjet ka përplasur një këmbësor. Sipas dëshmitarëve, personi i plagosur është i ri.

Menjëherë pas aksidentit policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, teksa i plagosur është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: