Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”. Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë.
Sipas njoftimit zyrtar, 57-vjeçari po drejtonte një motomjet kur përplasi një këmbësor, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në fshatin Rrapëz.
I moshuari u transportua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për dokumentimin e plotë të saj.