Dy shqiptarë kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Austri mëngjesin e kësaj të diele.

Dy makina u përplasën në autostradën Uestautobahn, ku mbetën të plagosur dhe pesë persona të tjerë.

Policia njofton se makina me targa shqiptare po lëvizte në mënyrën e gabuar. Mediat vendase raportojnë se në makinë ndodheshin katër shtetas shqiptarë dhe tre rumunë në automjetin tjetër.

Zjarrfikësit arritën t’i nxirrnin viktimat dhe të plagosurit nga mjeti me targa shqiptare, duke prerë pjesët metalike.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb