Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lluçan të Bujanovcit ku kanë humbur jetën dy të rinj. Rastin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka postuar një fotografi ku shihet një makinë e përmbysur.
“Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjve në fshatin Lluçan.
Shuarje shprese e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.
Allahu ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve”, ka shkruar ai.

Kamberi 1
Kamberi 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: