FRANCË- Një aksident tragjik ka tronditur sot Francën, ndërsa të paktën 42 persona kanë humbur jetën, nga përplasja e një autobusi me një kamion.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Libourene, qytet francez jo shumë larg nga Bordeaux. Sipas mediave vendase, përplasjes i kanë shpëtuar vetëm 3 persona.

Të njejtat burime shtojnë se në bordin e autobusit udhëtonin një grup të moshuarish. Ky konsiderohet si aksidenti më i rëndë rrugor, i ndodhur në Francë që nga viti 1982.

Nga Athina, ku po qëndron për vizitë presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se janë mobilizuar të gjitha shërbimet emergjente dhe se ai është “zhytur në pikëllim nga tragjedia.”

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb