Një vajzë shqiptare ka humbur jetën në një aksident në aksin Patra-Athinë. Aksidenti ndodhi pak pas mesdite. Mjeti që drejtonte 22-vjeçarja shqiptare u përplas fillimisht me një tjetër mjet.

E reja doli nga mjeti për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga një furgon i madh duke e lënë të vdekur në vend. Policia ndërkohë nisi hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb