ITALI – Një grua shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali. 45-vjecarja me iniciale D.B., nënë e 3 fëmijëve është goditur për vdekje nga një automjet, i cili drejtohej nga një shtetas italian i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në zonën e Ponsacco, në Pisa. Shtetësja shqiptare kishte vite që jetonte në Itali.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë por të gjitha tentativat e tyre për të shpëtuar gruan kanë qenë të kota.

Zjarrfikësit e kanë ngritur automjetin me disa jastëkë me ajër, për të shpëtuar gruan që ndodhej poshtë tij, ndërsa personeli mjekësor përpiqej ta mbante në jetë. Por çdo gjë ka qenë e kotë, 45-vjeçarja me inicialet D.B. ka humbur jetën.

Nuk dihet ende dinamika e aksidentit, nëse gruaja po kalonte rrugën apo është marrë përpara nga makina ndërsa ndodhej në trotuar. Hetimet do të zbulojnë shkaqet. Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat të moshuarin, emri i të cilit nuk bëhet publike.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: