KAVAJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, ku kanë humbur jetën 3 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë Gosës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur pas mesnate, në kushtet e errësirës, ku sipas ekspertëve makina ka ecur me marsh “indietro”, para se të binte në kanalin me ujë. Dy nga viktimat e aksidentit ishin motër e vëlla. Pas hetimeve për ngjarjen, u arrit edhe identifikimi i viktimave: Matilda Kule Kamberi, vëllai i saj, Viron Kamberi dhe i riu Klejdi Tepexhiu. Mësohet se viktimat nga qyteti i Fierit, ishin nisur për në aeroportin e Rinasit për të pritur një të afërmin e tyre.

Trupat e viktimave janë transportuar në morg. Fillimisht u dyshua edhe për një viktimë të katërt, pasi në mjet janë gjetur 4 dokumente identifikimi, pasaporta por policia e mohoi kategorikisht këtë gjë.

Sipas dëshmitarëve dhe banorëve të zonës, makina ndodhej prej 2 ditësh në kanalin e ujërave të larta por vetëm sot kanë telefonuar në “News24” duke njoftuar për aksidentin.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.03.2016, rreth orës 08:16, në Gosë të Kavajës, pranë karburant “Mancaku”, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues mjeti shtetasin V. K., ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë në një kanal me ujë, në brendësi të mjetit kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën të tre shtetasit që udhëtonin në këtë mjet, V. K., 27 vjeç, M. K., 32 vjeçe dhe K. Ç., 22 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit. Në vendin e ngjarjes forcat e policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: