KUKËS- Në aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetarit të Kukësit, ku nga përplasja e dy automjeteve, një “Wolsvagen” dhe një “Benz-fugon” ka humbur jetën drejtuesi i “Volkswagen”.

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” mjeti tip “Volkswagen” pothuajse është transformuar nga përplasja e fuqishme në rrugë.

Drejtuesi i tij A.D., banues në Kukës ka marrë pagë të rënda dhe ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spitalin e Kukësit. Ndërsa drejtuesi i furgonit edhe ai banues në Kukës ndodhet në spital. Policia e këtij qyteti ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
aksident ne kukes
Informacion paraprak
Më datë 02.02.2018, në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit, janë përplasur dy automjete, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin P.Sh, banues në Kukës, me mjetin tip “Benz-fugon”, me drejtues shtetasin A.D., banues në Kukës.Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, i cili gjeti vdekjen në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për shkaqet e rrethanave të aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb