LUSHNJE

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë- Lushnje afër fshatit Dushk.

Një automjet tip ‘’Benz’’ ka përplasur për vdekje një të moshuar 60- vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje teksa drejtuesi i automjetit E.B, është shoqëruar në komisariat.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnje

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Rrogozhinë –Lushnje, në afersi të fshatit Dushk, shtetasi E. B. duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. Sh., 60 vjeç, banues në Lushnje, i cili po udhëtonte me biçikletë.

 

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb