Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Floridën e Jugut në SHBA. Një makinë ka përplasur 5 fëmijë.

Sipas mediave amerikane, dy prej fëmijëve kanë ndërruar jetë ndërsa 3 të tjerët u shtruan në spital.

Ngjarja ndodhi në pjesën e jashtme të një ndërtese apartamentesh në Wilton Manors, pranë Fort Lauderdale.

Pas aksidentit personi që drejtonte makinën është larguar me vrap. Zyra e Sherifit të Qarkut Broëard po heton çështjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb