VELIPOJE
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin Bujar Bujaj, rreth 40 vjec.
Këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Forca policie në vendngjarje vijojnë hetimet.
(BalkanWeb)