Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një këngëtari shqiptar. Bëhet fjalë për Jeton Kuçin, nga Deçani. Mediat kosovare bëjnë me dije se Kuçi udhëtonte me motor, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendlindjen e tij në Deçan, ndërsa përplasja rezultoi fatale për të.

Kuçi njihet në Kosovë si këngëtar i muzikës popullore, ndërkohë që ka qenë edhe ish-luftëtar UÇK-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb