Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka sjellë në vëmendje problemet me transportin publik në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se aksidentet e autobusëve rasti i zjarrit të rënën në një nga urbanët e linjës së Kombinatit, dëshmojnë se kontrollet ndaj transportit publik për cilësinë dhe sigurinë, nuk kryhen.

Ai ka deklaruar se Transporti publik ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, që është edhe arsyeja se përse PL mbështet kandidatin e dalë nga Primaret, Belind Këlliçi, për bashkinë e Tiranës.

Postimi i plotë:

Transporti publik në Bashkinë e Tiranës është jo vetëm i shtrenjtë dhe pa dinjitet, por edhe i rrezikshëm për jetën.
Aksidentet e autobusëve në javët e fundit, me lëndime qytetarësh, si dhe ngjarja më e fundit e zjarrit në urbanin e linjës së “Kombinatit”, janë dëshmi e qartë se transporti publik nuk kontrollohet as për cilësinë dhe as për sigurinë.
Transporti publik po degradon në kolaps sepse për Erion Veliajn nuk kanë rëndësi qytetarët e Tiranës, por vetëm pasurimi dhe promovimi i vetes.
Transformimi rrënjësor i transportit publik në Tiranë është i domosdoshëm.
Ky ndryshim do të ndodhë dhe banorët e Tiranës do të kenë autobusë më cilësorë, më të sigurtë dhe falas!
Ndaj mbështesim planin e Belind Këlliçit për një transport publik modern dhe pa pagesë!
Bashkë Fitojmë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb