TIRANË

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht me ato të lidhura me aksidentet rrugore.

 

Në pranga ka rënë shtetasi, G. Gj., 31-vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, është përplasur me makinën me mjetin me drejtues shtetasin, I. L., 21-vjeç.

 

Si pasojë është dëmtuar G. Gj., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ky i fundit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin ku ka ndodhur aksidenti. Gjithashtu, A. C., 40 vjeç ka përplasur me makinë R. C., 23 vjeç i cili në ato momente ishte duke shëtitur me biçikletë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasit M. H, 21 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzimi i krimit” shtetasi A. H, 29 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” sherbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin A. H dhe pasagjer M. H. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit M. H, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, ndërsa shtetasi A. H, nuk ka kallëzuar për krimin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. Gj, 31 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. L, 21 vjeç,. Si pasojë është dëmtuar G. Gj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;

B. D, 62 vjeç dhe R. H, 56 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. M, 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. C, 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar biçiklistin R. C, 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb