Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati komentoi reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se gjatë rrugës ka pasur edhe ‘aksidente’.

Përballë moderatorit Endri Xhafa në emisionin ‘Log’ në Panorama Tv, Bushati u ndal te ky proces, ndërsa theksoi se ndërkombëtarët reduktuan dëmet në procesin e vetingut. Po ashtu Bushati u ndal dhe te roli i Soros në Shqipëri. “Soros një nga sponsorat e Davosit. Në Davos ke shumicën e botës.”, tha ai.

Ish-ministri pohoi se me këtë reformë është ecur para, ndërsa shtoi se do preferonte që ambasadorët amerikanë në Shqipëri të mos flisnin për lista të zeza, por për lista të bardha.

“Shkoj dhe njëherë në pikënisjen e raporteve të Shqipërisë me SHBA-në. Duhet të shkojmë përtej emrave të përveçëm. Përsa kohë ka një çështje që është në dyert e drejtësisë amerikane, qoftë ambasadori… Ne kemi një partneritet të veçantë me SHBA-në. Nga eksperienca ime, kam punuar me disa ambasador amerikanë, jo për çdo gjë çështje mund t’i kemi parë gjërat në të njëjtën mënyrë, por kam preferuar të jemi të bashkërenduar me ta. Partneritet me SHBA-në është i pazëvendësueshëm. Pse më duket vetja sikur jam sekretari amerikan i shtetit dhe po pyetem për ambasadorin e vendit tim. Për komunikimin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ka përgjegjësi Shtëpia e Bardhë dhe DASH. Jo për çdo çështje kam qenë në të njëjtën mendje me ambasadorët amerikanë. Por nuk ia sugjeroj asnjë politikani shqiptar që keqkuptimet me ambasadorin t’i bëjmë publike. Kjo nuk do të thotë që të mos themi fjalën tonë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Yuri Kim s’është këtu për të marrë vota dhe për të marrë opinionin e njërit apo tjetrit. Ne u bëmë 33 vjet që e konsiderojmë veten në tranzicion. Në disa raste, na janë dashur ndërkombëtarët amerikanë dhe europianë.

Gjatë këtyre 33 viteve s’kemi demonstruar një qëndrueshmëri për reformat. Ne kemi pranuar një mekanizëm ndërkombëtar në Kushtetutë, OMN-në. Në vitin 2016 mezi e kam gëlltitur kur e kam votuar. Nëse do më pyesni disa vite më pas, nëse atëherë unë kam qenë më sovranist, unë sot them që prania e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut e ka reduktuar dëmin e mundshëm njerëzor. Ne tradicionalisht kemi këtë raport me SHBA-në. Ky rol i ambasadorit amerikan, pavarësisht emrit, do jetë i tillë përsa kohë ne të kemi një bashkëpronësi në proces. A do maturohemi ne për të zbatuar rregullat e lojës për të shkuar drejt një diplomacie klasike?! Do preferoja që ambasadorët amerikanë në Shqipëri të mos flisnin për lista të zeza, por për lista të bardha. Kur erdhëm në krye të punëve të vendit në 2013-ën kishim fokus reformën në drejtësi. Fondacioni Soros në Tiranë kanë ndihmuar komisionin e Reformës në Drejtësi. Ky proces është i papërfunduar. S’jam partizan i bardh e zinjve. Kjo reformë ishte një nga zotimet tona. Se si u zbatua reforma rrugës, a ka pasur aksidente, ka ndodhur. Por s’ka dështuar. A ka dhënë futet që unë kam besuar? Atëherë unë them jo! Ka momente ngjitje dhe zbritje. E di që njerëzit janë të paduruar.”, pohoi Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb