Policia e Shtetit ka publikuar sot në profilin e saj në facebook në video sensibilizuese për të gjithë drejtuesit e mjeteve ku i kërkon të respektojnë kodin rrugor, me qëllim shmangien e aksidenteve të cilat mund të rezultojnë fatale për jetën e tyre. “Më mirë një gjobë e “hidhur dhe gjallë” sesa një parakalim i gabuar fatal dhe …. “i fundit” !” – shkruhet në postimin e policisë bashkëngjitur videos të një aksidenti të tmerrshëm, si rezultat i një para kalimi të gabuar. Prandaj Policia Rrugore insiston veçanërisht në respektimin e kësaj “dispozite.

“Drejtues mjeti: nuk është e nevojshme të ngrini sytë në qiell për të parë ku është droni i Policisë Rrugore, mjafton të ngrini sytë deri tek tabela vertikale që paralajmëron “ndalimin e parakalimit”- shkruhet ne postimin e Policise.

Neni 146 (Parakalimi)
“1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim.
2. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që:
a) ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë;
b) drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër;
c) asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në korsi, nuk ka filluar parakalimin;
d) që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të parakalohet….”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb