TIRANË- Eda Zhiti, nëna e Atjon Zhitit me anë të një letre publikuar në media bëri përgjegjës shokun e tij për aksidentin ku humbi jetën i biri dy vjet më parë, vjen edhe reagimi i babait të Serxhos.

Ndonëse 21-vjeçari lëviz me karrige me rrota, si pasojë e aksidentit ku vdiq Atjoni, babai i Serxhos, Leonardi e justifikon deri diku familjen Zhiti, për dhimbjen e madhe që kanë pasur, por shton se atyre iu është errësuar gjykimi. “Dhimbja po i bën që të nxjerrin gjëra që nuk janë të sakta. Fyerje për Serxhon vet,ë për të ëmën, për mua”,- thotë ai.

Në një intervistë për të përditshmen “Panorama” Ferdinandi tregon të gjitha peripecitë që ka kaluar me të birin dhe shprehet i fyer për çdo gjë që ka thënë në media nëna e shokut të djalit të tij.

“Fakti që Serxho nuk i ka takuar prindërit e Atjonit, sipas Ferdinand Martinianit ka të bëjë vetëm me pamundësinë e tij për të lëvizur. ‘Nuk është e vërtetë. Im bir ka folur në telefon me të atin e Atjonit. Në ato fillime kur ne sapo kishim ardhur nga Gjermania, ai është shprehur se donte ta takonte dhe Serxho i ka thënë të vinte kur të donte. Kjo pasi djali im është me karrocë dhe e ka të pamundur. I ka bërë edhe ato pyetjet që ai donte të bënte, pak a shumë se si ka ndodhur aksidenti dhe i ka marrë përgjigjet që donte të merrte. Madje, një nga arsyet pse im bir ishte në emision në dhjetor, ishte pikërisht që në mënyrë indirekte t’ua jepte ato përgjigje që ata donin”,- thotë ai.

Ndërsa sa i përket videos që prindërit e Atjonit kërkojnë prej Serxhos, Ferdinandi thotë se janë kujtime që i biri i ndan me miqtë e tij. ‘Nuk e di ku e shohin veten prindërit e Atjonit tek miqtë apo armiqtë e tij”, shprehet ai.

Gjatë intervistës babai i Serxhos hedh edhe akuza për manipulimin e provave të ngjarjes. Ai shkon më tej dhe thotë se eksperti i paraqitur në gjyq është i palicensuar. Por a udhëtonte djali i tij me shpejtësi tej normave të lejuara ditën e aksidentit tragjik? ‘Kanë qenë të pajisur me skafandra, të dy. Djali im ka qenë i pajisur me patentë. Motori ka pasur të gjithë dokumentacionin e rregullt Shumë e rëndësishme është edhe fakti se nuk kishin konsumuar alkool Për çfarë e akuzojnë djalin tim? E vetmja arsye që gjetën për ta bërë fajtor ishte se u tha një fjalë që ka qenë shpejt dhe dolën në përfundim se ishte fajtor Serxho. Por kjo duhet provuar. Duhet ta vërtetojnë me prova nëse ka qenë kështu, apo jo”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb