Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i një dite më parë në rrugën e Shëngjinit.
Gazetari Elidon Ndreka raporon se sipas burimeve, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe bashkëshortja e 30-vjeçarit Paulin Zefi, shtetasja Zhaklina Hysa, 40-vjeçe. Ajo nuk mundi të mbijetonin nga plagët e marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. D., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.
Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.