TIRANË- Një aksident që vijon të prodhojë konflikt mes dy familjeve. Vjollca Buçka nëna e Albano Dardhës, i cili humbi jetën në një aksident të ndodhur më 1 tetor të këtij viti në rrugën Fier-Shegan-Kuçovë akuzoi nga studio e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, shoferin e makinës që i mbijetoi aksidentit Marcelino Polisi për vrasje të qëllimshme të të birit.

Dy shokët, Marcelino Polisi, 22 vjeç dhe Albano Dardha, 24 vjeç pësuan një aksident të rëndë që rezultoi fatal për këtë të fundit. Vjollca Buçka akuzon Marcelinon se ka qenë duke ecur me shpejtësi. Për këtë Marcelino rrezikon disa vite burg, dhe për momentin ndodhet në burgun e Rrogozhinës.

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” ndodhet edhe babai i Marcelinos, Arben Polisi, i cili ka kërkuar riekspertim të aksidentit dhe provave pasi thotë se djali i tij nuk ka qenë fajtor por ka ndodhur një defekt teknik.

Zonja Vjollca ju thoni që pas aksidentit fshihet një vrasje e qëllimtë. Përse duhet tabënte 22-vjeçari këtë vrasje të qëllimtë?
E para shokët e ngushtë të djalit tim janë ata që kam nxjerrë në foto. Marcelino i ardhur prej pak muajsh ne lagje. Por e kam respektuar shumë. E gjeja shpesh në shtëpi. Unë jam nënë e divorcuar dhe vetëm atë djalë kisha. Djali tha herës tjetër që kur ka patur 2 probleme zonja unë i jam përgjigjur.

Në datën 1 unë ika në punë dhe e lashë në gjumë. Djali kishte ikur në Tiranë për një motor. I thashë hëngre bukë, tha tani po shkoj. I thashë merre dhe Marion dhe hani. Pastaj mu ndërpre. Në atë vend që është vrarë djali im, edhe një që nuk mund të ngiste makinën nuk mund ta shpjegoj dot këtë. U bë aksidenti, djali që ka bërë aksidenti ka lajëmruar babain e vetë. Ka shkuar i ati, nuk e di si e ka marrë djalin. Makina ka bërë 3 hedhje të papara. Djali ka shkuar gati i vdekur në spital. Djali do ketë qenë i pavëmendshëm se po të ketë qenë i vëmendshëm. Kur është hedhur nga makina, djali ka dalë nga xhami. Djalin tim e nxora nga shtëpia e vëllait se nuk kisha nga ta nxirja. (qan)

E kanë prurë djalin aty, kur e kanë prurë djalin, vetëm një herë e kam parë zotërinë brenda. Mamanë e djalit e kam respektuar jashtë mase me gjithë atë hall që kisha. Zotëria nuk ka ardhur fare në shtëpinë time po merrej lart në spital me gjëra. Gjërat në këtë pikë i ka çuar zotëria jo unë. Djali nuk është vrarë fare dhe ka vetëm një shenjë të rripit. Djali nuk ka ikur i fashuar fare dhe nuk e ka keqtrajtuar policia. Babai merrej me fotografime.

Pretendimet e zoti Arben për bluzat e bardha dhe policinë ju e hidhni poshtë?
Po, po. Nuk janë të vërteta. Djali im kishte shumë shokë. Bënte shumë për shokët, ishte fukara por zemërmirë.
Aksidenti mund t’i kishte ndodhur edhe atij, por u sollën shumë keq. Unë nuk jam fare në konflikt me zotërinë, mua sa më iku djali, nuk më interesojnë fare të tjerat. Po të paktën të kishin ardhur t’i hidhnin një dorë dhe djalit tim.

Nëna e Albano Darjes u shpreh se “Kur është vrarë djali, diskutohej se para makinës kishte dalë një dele, nuk kishte konflikt fare. Djalin ma morën në krah dhe ma çuan në varreza. Si mundet të dalin dy versione për ngjarjen, në fillim doli delja, më pas makina.

Ju kë version besoni?
Besoj se djali nuk e ka komanduar makinën dhe e ka lëshuar. Një peng tjetër është se kam pyetur për telefonin. Djali kishte telefonat. Unë nuk dua telefonat, por kartën e memories që ka telefoni. Këtë zotërinë e akuzoj se ka kërkuar lekë për të nxjerrë djalin e tij nga burgu. Makina që ndodhi aksidenti është në emrin e një tjetër personi. Djali ka qenë në shtëpinë time dhe i ka thënë pse nuk mi dhe 100 mijë euro për të dalë nga burgu. I thashë djalit kush ishte, më tha: ‘Ishte Mario nga burgu, nuk e di çfarë donte”.

Keni prova dhe fakte se mendoni se Marselino ka vrarë djalin tënd?
Këta zotërinjtë thoshin se djali ishte me 50-60 km/h, ndërkohë që unë isha e tronditur atë ditë, nuk ju besoj.

Ka pasur arsye që Marselino të donte vrasjen e djalit tuaj?
Djali im u vra 24 vjeç, nuk mund të hapësh dyqanin të shesësh lule. Ai thotë e ka pasur djalin tim së të vetin. Si mund të hapi dyqanin direkt dhe të shesë lule.

Çfarë flasin shoqëria e djalit tënd?
As ata nuk e dinë. Ardhja e tij është e dyshimtë, çfarë e lidhi në lagjen tonë Marcelinon. Nuk kishte arsye pse të vinte në lagjen tonë. Nuk jam në konflikt me këta.

Ai tha se dhimbja e tij është njësoj, dhe nuk ju sulmoi?
Ai më ka sulmuar në Kuçovë. Më tha hidh firmën të nxjerrë djalin nga burgu. Tha të hidhja firmën sa nuk më kishte ardhur mendja nga tronditja.
Me djalin e tij nuk kam konflikt se mua më iku drita e syve të mi.

Pse Marcelino kishte lënë shoqërinë tij dhe ishte afirmuar me të ndjerin?
Arben Polisi: Ai i ka shokë të gjithë, kanë qenë që fëmijë bashkë.

Kush janë personat që përhapin fjalë?
Unë kam qenë i larguar duke parë punët e mija. Gruaja ime nuk ja prish qejfin njeriu. Kur mora vesh se zonja kishte bërë një deklaratë në Prokurorinë e Lushnjës se ishte vrasje jo aksident, unë i kam ndërprerë marrëdhëniet me Vjollcën. Zonja drejtohet tek unë dhe jo tek djali im, kush është qëllimi i kësaj?
Nëna e Albano Dardhës: Djalin ti e more në qafë
Arben Polisi: Kush është qëllimi yt?

Kush është qëllimi i zonjës?
Arben Polisi: Çfarë ka ajo me mua. Çfarë arsyesh ka.

Vjollca Buçka: Nuk kam asnjë arsye. Nuk i kemi trazuar ne. Të tërë që ka ardhur kjo punë, të tëra këto që bën ky. Nuk e marr vesh Arbenin ku do të dalë me këto gjëra.

Avokati Idajet Beqiri: Qëllimin e nxorën të dyja palët. Qëllimi kryesor është që gjuha kocka ka dhe kocka thyen. Nuk janë marrë vesh. Arbeni në vend që t’i përgjigjet dhimbjes së zonjës me një gjuhë pa kocka, i përgjigjet me një gjuhë që thyen kocka.

(Ndërkohë në emision ka ndërhyrë edhe një shok i viktimës, Albanit por edhe Marcelinos)

Algersi, shok i viktimës
Ju jeni shoku i viktimës
Po jam shoku i Albano Dardhës.

Cili është opinioni juaj, mbështesni nënën apo mendoni se duhet një riekspertim për aksidentin?
Unë nuk mora për konfliktin. Por ne si shokë, edhe këtu jemi të gjithë shokët vemi përditë në varreza tek Albano dhe tek familja. Më ka ardhur shumë keq që ka shkuar puna deri sa të dilte Albano në televizor.

A keni qenë shok edhe me Marcelinon?
Po kam qenë. Unë i kam njohur që në klasë të parë.

Prej sa kohësh kishin shoqëri viktima dhe Marcelino?
Prej 3 muajsh, ishin shokë.

EKSPERTI
Eksperti Artur Sulçe deklaroi në emision se aksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit. Duke u bazuar në dokumentacionin e aksidentit, Sulçe thotë se shoferi mund të jetë shpërqendruar, duke folur në telefon apo diçka e tillë dhe ka humbur kontrollin e mjetit. Ai nuk e quan të drejtë kërkesën e babait për riekspertim të aksidentit.

“Në çdo aksident ka pretendime nga të dyja palët dhe është normale që secila palë duke mos qenë në vendngjarje të pretendojnë. Ne mund të gjykojmë në bazën e dokumenteve. Nga dokumentet duke një aksident klasik, humbje e kontrollit të mjetit. Shpejtësia ka qenë afër 80 km/h, afër shpejtësisë së lejuar. Gjatë ekspertizës ekspertët mund të përcaktojnë nëse dëmtimet e personave lidhen me aksidentin apo jo. Kualifikimi i veprës bëhet nga organi u akuzës dhe gjykatës. E gjithë ngjarja shikohet në këndvështrimin e dokumenteve që ndodhen në dosje. Mund të them se ka qenë një moment shpërqendrimi nga ana e shoferit, mund të ketë qenë në telefon apo diçka tjetër”, tha eksperit Sulçe.

(m.k/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb