KORÇË- “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i aksidentit, ku u përfshinë dy automjete të eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Dy automjetet e eskortës së kryeministrit u përfshinë në një aksident të rëndë pranë fshatit Bulgarec, Korçë.

Gazetarja Iris Rrezhda raportoi për “BalkanWeb” se janë katër makina të përfshira në aksident. Përveç dy makinave të eskortës, janë përfshirë edhe dy mjete civilësh “Range rover” dhe një “Golf”. Shoferi i “Range Rover” kur ka parë eskortën e kryeministrit duke lëvizur ka hapur rrugën por makina “Golf” ka parakaluar duke nxjerrë nga rruga makinat e eskortës dhe duke prekur edhe “Range Rover”-in.

Mësohet se tre personat e plagosur janë të tre shoqërues të kryeministrit Edi Rama, punonjës të Gardës së Republikës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb