Bota e motoçiklizmit është tronditur ditën e sotme nga një lajm shumë i keq. Piloti 14-vjeçar, Andreas Perez, i cili pësoi një aksident të frikshëm ditën e djeshme në garën e Moto 3 të CEV, kampionati europian, ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti ndodhi në pistën e Montmelo, në kthesën numër 5, ku pas rrëzimit të spanjollit një sërë motorësh të cilët e patën të vështirë ta evidentonin goditën Perez.

Menjëherë në ndihmë i erdhën mjekët dhe më pas 14-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit Sant Pau, në Barcelonë.

Fjalët e para të mjekëve nuk ishin pozitive pasi ata njoftuan se piloti kishte marrë shumë goditje të cilët i kishin shkaktuar “vdekje celebrale”, por zemra e tij rrihte ende, çka la shpresë se mund të mbijetonte.

Fatkeqësisht sot u njoftua se përpjekjet e doktorëve nuk kishin mjaftuar. Skuadra e Real Avintia, për të cilën garonte 14-vjeçari spanjoll dha lajmin e tragjedisë. “Këto janë moment të vështira për skuadrën dhe familjen e pilotit. Humbëm një pilot të ri dhe me perspektivë. Do të na mungojë shumë”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll të motoçiklizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb