Pas aksidentit të rëndë rrugor që u regjistrua në Tiranë ditën e djeshme, ku një makinë luksoze mori para një çift, bashkë me foshnjën e tyre 3 muajshe në karrocë, policia ka forcuar kontrollet në rrugë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se aksioni është shtrirë në disa rrugë të kryeqytetit, ku shumë drejtues mjetesh janë gjobitur dhe penalizuar për thyerje të rregullave të qarkullimit. Kujtojmë se dje drejtuesi i mjetit, 39-vjeçari Ajas Sulejmani rezultonte sipas policisë nën efektin e drogës. Ai duke drejtuar me shpejtësi mjetin e tij luksoz përplasi në vizat e bardha çiftin e bashkëshortëve Arjani dhe Nevila Konomi dhe foshnjën e tyre tre muaj, ndërkohë që lajmi ka tronditur opinionin publik, ndërsa është kthyer në një kambanë alarmi për policinë rrugore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E ndërsa ky aksident i frikshëm tërhoqi vëmendjen e qytetarëve duke shtuar pasigurinë në rrugë, policia ka shtuar nga ana tjetër masat e kontrolleve, me patrulla të shumta në pika kyçe në të gjithë vendin, si dhe me nxjerrjen edhe një herë në veprim të “makinës inteligjente”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb