Pamjet që shihni tregojnë aksidentin e frikshëm në Urën e Murrashit në Librazhd, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Gazetari Fatmir Popja ka siguruar pamjet për BalkanWeb ku shihet se si mjeti ka përfunduar në rrjedhën e lumit të rrëmbyeshëm.

Fatmirësisht shoferi 48-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, me disa lëndime të lehta, ndërsa ka arritur të dalë përmes xhamit të parëm të makinës.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: