IRAN

Janë 19 iranianë të vdekur nga aksidenti në Gjirin e Omanit kur gjatë një stërvitje ushtarake raketa goditi anijen Konarak.

15 të tjerë janë plagosur ndërsa nuk ka ende informacione të qarta se pse ndodhi aksidenti, kurse Irani konfirmon sa ka nisur një investigim.

Saktësisht aksidenti ndodhi në një pikë strategjike, ngushticën e Hormuzit, e njohur për luftën që bëhet për të zotëruar këtë ‘grykë’ e cila akseson anijet drejt vendeve të pasura me naftë si Katari, UAE apo Arabia. Ndërkohë anija Konarak është dërguar afër një porti për investigim teknik.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb