DURRËS

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i universitetit në Spitallë.

Nga dëshmitarët mësohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi shumë të lartë ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë. Si pasojë janë dëmtuar disa makina dhe një prej tyre ka përfunduar në kanal. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: