Një furgon është përplasur me një market në Librazhd pasi shoferi i tij ishte larguar nga mjeti dhe kishte ahrruar të vendose në përdorim frenat e dorës.

Për pasojë ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme dyqani i shtetasit Aqif Dauti, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar.

Mësohet se shoferi kishte dalë nga furgoni për të pyetur për furnizimin me mall të dyqanit, ndërsa kishte lënë të ndezur mjetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: