Një grua u plagos rëndë kur doli nga makina e saj me motorin ende të ndezur, duke e shtypur atë tre herë, tha policia zvicerane të premten.

45-vjeçarja kishte dalë nga makina e saj në një zonë banimi në St. Gallen në Zvicrën verilindore, me gjasë për të nxjerrë diçka nga bagazhi, tha policia rajonale, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS.

Por më pas makina, e cila ishte në një pjerrësi të lehtë, filloi të ecte mbrapa.

Gruaja kishte tentuar më kot të ndalonte mjetin, para se të rrëzohej në tokë dhe ishte përplasur për herë të parë.

Më pas, makina ishte përplasur me një automjet tjetër dhe u kthye në drejtim të kundërt, duke e kapërcyer gruan për herë të dytë, tha policia.

Por makina më pas u përplas në një trotuar, duke e kthyer atë në drejtim të gruas dhe duke e shtypur atë për herë të tretë, përpara se përfundimisht të godiste një pengesë prej druri dhe të ndalonte, shkruan albinfo.ch.

Gruaja është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Dëme materiale ka pasur në dy automjetet dhe rrethoja prej druri. Makina e 45-vjeçares u sekuestrua dhe u tërhoq.

Ngjarja është parë nga disa persona. Megjithatë, sfondi i saktë është ende i paqartë dhe do të sqarohet nga policia e qytetit St.Gallen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb