Urbani elektrik që u përfshi në aksident më 29 prill në Tiranë dhe mbeti si urë në dy brigjet e Lanës është spostuar mbrëmjen e kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ai shkruan se spostimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë, për t’i bërë ekspertizën autoteknike, por se në përfundim të hetimeve do të rikthehet po aty si instalacion.

“? Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren ?
Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim.?
Fundjave të mbarë! ??”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: