Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Fiat”, 51-vjeçaren K.L, pasi ajo u përfshi në një aksident automobilistik me një tjetër automjet, ku si rrjedhojë  humbi jetën një pasagjer vetëm 5 vjeç.

Uniformat blu të qytetit të Elbasanit kryen arrestimin e gruas, nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin,  për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.  Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme. L.S 5 vjeç ishte emri i fëmijes  qe vdiq ne aksident ne afersi te Peqinit ne mengjes.Po shkonin te gjysherit ne Peqin sepse jetonin ne Durres.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb