Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Korçës, në vendin e quajtur “Dritat e Verdha”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se 70 vjeçarja sapo kishte dalë nga banesa e saj, për të hedhur plehrat (konsumin ditor), në anën tjetër të rrugës ku ndodhej edhe kazani i mbeturinave.

Ndërkohë ashtu siç pohojnë po të njëtat burime, një mjet ka kaluar me shpejtësi në këtë rrugë duke e përplasur 70 vjeçaren, e cila aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën, në spitalin rajonal të Korçës.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit si dhe për kapjen e autorit.
Nga ana tjetçr ashtu sic shprehen edhe vetë banorët, kjo është një lagje e banuar, por mjetet nuk e kanë kursyer asnjëherë shpejtësinë.

Sakaq ata shtojnë se mungojnë sinjalistikat horizontale dhe vertikale po ashtu edhe kufizimet pasi sipas tyre ky nuk është aksident i parë që ndodh në këtë rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: