MIRDITË

Këto janë pamjet e rënda të fiksuara gjatë aksidentit tragjik në Mirditë, ku nga përplasja e autobusit me një makinë tip “Land Rover” ka mbetur i vdekur drejtuesi i kësaj të fundit.

Në pamjet e siguruara nga “Balkan Web”, shihen dëmet shumta të shkaktuara te makina “Land Rover” si pasojë e përplasjes së fortë.

Një person, ende i paidentifikuar, shihet i shtrirë në anë të rrugës, ndërsa pranë tij, ndodhet një i ri, që po përpiqet t’i japë ndihmën e parë.

Policia njoftoi se shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Mirditës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb