KORÇË

Katër ditë pas aksidentit të rënë në Korçë, ku vinçi i mori jetën një 36-vjeçari, Gjykata ka lënë të lirë dy personat e ndaluar.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se gjykata e Korçës la të lirë sot përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit. Prokuroria ka kërkuar për shtetasi Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit Elvis Josifi dhe plagosjen e kolegut të tij në 3 janar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: