Situata për të gjetur të gjallë Emiliano Salan dhe pilotin Dejv Iboston bëhet gjithnjë e më e pashpresë. 72 orë pas rrëzimit të avionit që do të çonte lojtarin nga Nanta në Kardif, policia ka ndërprerë kërkimet pasi kishte kontrolluar dhe ishullin Burhou.

Një vendim ky që nuk është pranuar nga familja e lojtarit dhe as nga bota e futbollit. Ai ka habitur dhe lumturar të gjithë ka qenë N’Golo Kante. Mesfushori i Ccelsit ka vendosur të paguajë nga xhepi për të financuar kërkimet. Kante dhe Sala kanë qenë shokë skuadre në Kaen në vitin 2015. Veprim i Kantes ka gëzuar pa masë familjarët e Sala, ndërsa është përshëndetur dhe përgëzuar nga opinioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb