LUSHNJË

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë natën e kaluar në autostradën Lushnjë-Fier. Një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”, e të dyja mjetet kanë përfunduar të shkatërruara aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e një prej shoferëve.

Mësohet se mjeti “Benz” drejtohej nga 34-vjeçari Dorjan Lika, i cili ka goditur kamionin e ngarkuar me bimë medicinale, që është përmbysur në rrugë. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga mjeti.

34-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i kamionit, por pa rrezik për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte vetura. Pas përplasjes kamioni ka përfunduar duke u përplasur me rrethimin e një biznesi pranë rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb