Një aksident me përmasat e një tragjedia është shënuar pasditen e djeshme në Qafë Muzinë. Një furgon është përplasur me një mjet “Land Rover” dhe si pasojë ka rënë rreth 50 metra në greminë, duke i marrë jetën shoferit Bardhi Proda , një çifti nga Ukraina lesander dhe Tetiana Fediaieva dhe një çifti tjetër shqiptar, Fiqiri e Dritë Korçari.

E mbijetuara e vetme brenda furgonit ishte 25-vjeçarja Genta Kaberdini. Ndërsa në mjetin “Land Rover” ndodheshin, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka dhe dy mikeshat e saj italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe. Sakaq, në një lidhje direkte për “News 24”, gazetarja Brikena Metaj, ka treguar se policia ka ndaluar drejtuesen e fuoristradës, Rexhina Çelhakën. Nuk dihet ende sipas saj se cili ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit.

Gazetarja Metaj theksoi se zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur barriera mbrojtëse, e kjo është një nga shkaqet që furgoni përfundoi 50 metra më poshtë.

“Është arrestuar 22-vjeçarja, drejtuesja e mjetit Land Rover që është përfshirë në aksident. Ajo është ende në spitalin e Gjirokastrës dhe pas daljes do të ndiqen rregullat e tjera. Ajo ende nuk është cilësuar si shkaktare e vetme të aksidentit. Bazuar në dëshminë e dhënë nga vajzat e mbijetuar në polici, ato mendojnë që furgoni ka marrë kthesën gjerë e këto për të shmangur përplasjes kanë frenuar, por makina ka rrëshqitur për shkak të reshjeve. Një shkaktar tjetër ka qenë dhe mungesa e sinjalistikës dhe barrierës mbrojtëse. Nëse këto do të ishin aksidenti tragjik ndoshta nuk do të kishte ndodhur.

Dyshohet se të dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi të lartë, dyshohet se dhe furgoni ka qenë me shpejtësi tepër të lartë. por është ende herët për të vendosur pikat mbi i. Ajo që dihet nga aksidente të tilla të dy drejtuesit janë fajtorë, por nuk duhet anashkaluar dhe mungesa e barrierës mbrojtëse, ku në Qafë Muzinë ka pasur gjithmonë aksidente të shumta, por asnjëherë të këtyre përmasave”, tha gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb