Detaje të reja janë mësuar nga incidenti i ndodhur një ditë më parë në një pallat në zonën e Astirit, ku pas rënies së ashensorit u lënduan 2 gra.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 30-vjeçarja M. S., ndodhet ende në Spitalin e Traumës.

Megjithatë ajo ka vetëm dëmtime në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gruaja tjetër që e shoqëronte, e që ishte shtatzëne, është dërguar në shtëpi pasi gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Kujtojmë se një ditë më parë për këtë incident, u vu në pranga tekniku i firmës së mirëmbajtjes, ndërsa u procedua penalisht vëllai i tij, njëkohësisht dhe administrator i firmës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb