Alban Hoxha, portieri i Partizanit, i cili dy ditë më parë ka pësuar një aksident me makinë ku së bashku me të ishte edhe shoku i skuadrës Lorenc trashi, ka folur për herë të parë për këtë ngjarje.

Për “revista who” numri 1 i portës së klubit të kuq ka deklaruar: “Është një gërvishtje e vogël e makinës që është turp të bëhet lajm. Por normalisht këtu bëhet qimja tra” – ka deklaruar shkurtimisht portieri Hoxha.

Kujtojmë që makinë ‘BMV’ e drejtuar nga portieri është përplasur me një “Audi A6”, por fatmirësisht si Albani ashtu edhe Trashi nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb