Një 57-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident tragjik në Drenovë të Mallakastrës. Të punonjës të Albpetrol.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga vendi i ngjarjes, ku siç duket mjeti agregat që shërbente për kryerjen e shërbimeve në puse është rrokullisur nga rreth 5 tarraca deri sa ka ndaluar, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të njërit prej personave që ndodheshin në të.

Mësohet se dy personat po punonin me mjetin agregat në puset e naftës kur ndodhi aksidenti tragjik. I plagosuri, rreth 62 vjeç është transportuar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb