DEVOLL

Arrestohet autori i aksidentit me vdekje ditën e djeshme në Devoll. 30-vjeçari Adi Koçileri ishte duke qarkulluar në rrugë kur ka përplasur 77-vjeçarin i cili po drejtonte një motor pa targa.

Ndërsa në Pogradec është arrestuar një 45-vjeçar i cili kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij 79-vjeçare.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Devoll

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

————

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës  së tij, shtetases Q. B., 79 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Dhuna në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb