HIMARA

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi aksidentin me vdekje në Piqeras të Sarandës.

Sipas të dhënave, viktima Armand Asllani rezulton të jetë një prej pasagjerëve në automjetin tip Citroen, kurse drejtuesi Erti Bllaca, 34 vjeç dhe pasagjeria tjetër Aurora Kalemi, janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket rrjedhës së aksidentit, Policia thotë se Citroen-i është përplasur vetë me një nga bordurat anësore të aksit Sarandë- Piqeras.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb