Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.

Efektivët e Vlorës shprehen se në pranga ka rënë drejtuesi i fadromës, Rr.S, 63 vjeç banues në Prishtinë.

Ndërsa, viktimë mbeti drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën”, njoftoi policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: