Rëndohet bilanci i të plagosurve në aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Fillimisht u raportua për tre të lënduar, ndërsa aktualisht mësohet se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.

Në aksident u përfshinë mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Besnik Cakollari, me mjetin tip “Renault”, që drejtohej nga Jetnor Lumani.

Ndërkohë shtetasja Jehona Elmasllari, pasagjere në mjetin tip “Toyota” , aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore .

Gjithashtu shtetasi Astrit Muhaxhiri, pasagjer në mjetin tip “Renault” ka mbetur i lëndua dhe së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin B. C. dhe mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin J. L.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, konkretisht shtetasja J. E., (pasagjere në mjetin tip “Toyota”) e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi A. M., (pasagjer në mjetin tip “Renault”) i cili së bashku me dy shtetasit e tjerë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Aksidenti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: